Puthje pasionante mes Beyonces dhe Jay Z gjatë koncertit në New Jersey

Bota e Yjeve

Puthje pasionante mes Beyonces dhe Jay Z gjatë koncertit në New Jersey

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 06:42
Beyonce dhe Jay Z

Çifti i njohur i skenës, Beyonce dhe Jay Z kanë mbajtur së fundmi një koncert në New Jersey.

Ky koncert ishte vonuar për pak, për shkak të stuhisë, mirëpo gjithsesi fansat kanë pritur të gjithë deri në momentin kur dyshja u shfaqën në skenë.

Ata kanë bërë një hyrje spektakolare në skenë pasi ka përfunduar stuhia.

 

@beyonce & Jay-Z♥? #OTR2

A post shared by Making This Monái (@makingthismonai) on

Për shkak të vonesës, shumë nga publiku më pas janë larguar, pasi kanë dëgjuar vetëm këngët e para të çiftit.

Për ta bërë edhe më emocionuese performancën e tyre, Beyonce dhe Jay Z në një moment kanë shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin.

36-vjeçarja dukej e lumtur, teksa për të disatën herë e vërtetoi dashurinë që ka ndaj bashkëshortin, të cilën nuk e kursen as në skenë.

Më pas, çifti kanë dhuruar spektakël duke performuar para mijëra fansave disa nga hitet e tyre më të mëdha. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat