Bebe Rexha me paraqitje atraktive në koncertin e fundit

Bota e Yjeve

Bebe Rexha me paraqitje atraktive në koncertin e fundit

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 11:01
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi për fansat e saj në Çikago.

Ajo ka mbajtur një koncert gjigant në parkun e këtij qyteti, ku të pranishëm kanë qenë me mijëra vetë.

Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), ka interpretuar disa nga hitet e saj më të fundit, nga albumi i saj më i ri “Expectations”.

E veshur në një kostum provokativ ngjyrë krem dhe me pamje prej biondeje, këngëtarja pati një paraqitje mjaft atraktive në koncertin e 3 gushtit.

Rexha ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga koncert, ku ka treguar ndër të tjerash edhe paraqitjen e saj tërheqëse.

Në një moment gjatë performancës, ajo edhe është shtrirë duke interpretuar me gjithë zemër këngën e saj.

Kujtojmë që në një nga eventet së fundmi në Çikago, Bleta takoi edhe artisten tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat