Me veshje transparente, Rita Ora ‘ndez’ atmosferën në Monaco

Bota e Yjeve

Me veshje transparente, Rita Ora ‘ndez’ atmosferën në Monaco

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 08:13
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare. Rita Ora tash e një kohë ka filluar turin e saj të koncerteve.

Ajo është e pranishme pothuajse në të gjithë botën e cila kësaj radhe ishte në Monaco të Francës.

Që nga atje nuk ka ngurruar të publikojë imazhe dhe video të llojllojshme ku tregon prapaskenat e këtij koncerti. Me një fustan transparent të zi, Ora dukej e mahnitshme gjersa kërcente së bashku me koreografët e saj.

Ajo i ka vënë në pah format e bujshme për çka edhe shquhet, të cilat e bëjnë të dallohet nga artistet e tjera. “Girls”, projekti i fundit i Ritës është pëlqyer në masë të madhe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat