Jennifer Lopez shkëlqen pranë të dashurit në Itali - Bota Sot
Jennifer Lopez shkëlqen pranë të dashurit në Itali

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez shkëlqen pranë të dashurit në Itali

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 09:58
Jennifer Lopez

Ata janë së bashku që nga marsi i vitit të kaluar.

Jennifer Lopez dukej mahnitëse në një fustan të bukur gjersa ajo po e shijonte darkën me të dashurin e saj, Alex Rodriguez, në Positano të Italisë.

Që nga fillimi i lidhjes në vitin e kaluar, marrëdhënia e këngëtares 49 vjeçare me Alex-in ka qenë mjaft e fortë dhe të dy ata e kanë vlerësuar kohën romantike që kur janë bërë bashkë duke e theksuar se ata janë të lumtur që u takuan vonë në jetë.

Gjatë një shfaqjeje në Shtetet e Bashkuara, Rodriguez ka thënë “të jemi të sinqertë nëse kjo lidhje do të ndodhte kur ne ishim në të njëzetat … nuk do të kishte funksionuar kurrë”.

“Jemi të dy në të dyzetat, jemi të dy nga Nju Jorku, të dy vijmë nga një prejardhje latine, të dy kemi dy fëmijë. Unë mendoj se ne kemi kaluar nëpër shumë gjëra dhe mund ta respektojmë njëri-tjetrin për këtë gjë … si për të mirat, ashtu edhe për sfidat ”, ka shtuar ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...