Rita po hyn zyrtarisht në botën e modelimit, ajo i është bashkuar agjencisë së Kate Moss

Bota e Yjeve

Rita po hyn zyrtarisht në botën e modelimit, ajo i është bashkuar agjencisë së Kate Moss

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 21:12
Rita Ora

Rita Ora ka bërë të ditur se është duke hyrë seriozisht në botën e modelimit, si pjesë e agjencisë së Kate Moss.

Këngëtarja shqiptare ka njoftuar se tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e kompanisë së supermodeles së famshme.

27-vjeçarja e ka publikuar një fotografi të përbashkët me modelen angleze për të treguar në lidhje hapin e radhës në karrierën e saj.

“Ekipi i ëndrrave. Me kënaqësi ju njoftoj se tash jam te Agjencia e Kate Moss”, ka shkruar Rita në Instagram.

 

?Dream Team ? Excited to announce that I am now at @katemossagency

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Ka kohë që këngëtarja e famshme është e angazhuar në botës e modës.

Në vitin 2014, ajo ka bashkëpunuar me kompaninë e famshme Adidas, për dizajnimin e linjës Adidas Originals.

Po ashtu, në vitin 2016, Rita ka nisur bashkëpunimin me brendin italian, Tezenis, për të brendshmet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat