Armela Hyseni dhe Françeska Jaçe, pushime me të dashurit sekretë - Bota Sot
Armela Hyseni dhe Françeska Jaçe, pushime me të dashurit sekretë

Bota e Yjeve

Armela Hyseni dhe Françeska Jaçe, pushime me të dashurit sekretë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 09:32
Armela Hyseni

Dy ish-lojtaret e “Big Brother”, Armela Hyseni dhe Françeska Jaçe kanë postuar fotot nga pushimet e tyre për këtë verë, duke vënë fokusin te të pasmet bombastike. Duket se dy vajzat, që praktikojnë fotomodelingun, kanë hyrë në garë “Instagrami” me asetet e tyre, në pozat e fundit me bikini.

Si njëra dhe tjetra kanë preferuar të lënë ndonjë diçiturë në pozat e tyre seksi në plazh, duke lënë të kuptohet se vërtet po ekspozojnë vithet, por po fshehin të dashurit.

Kështu, Françeska në një nga postimet e fundit të bërë në Marbella, ndërsa ndodhet e ulur me një pjatancë frutash para, shkruan: “Just me and my boy”, duke lënë të kuptohet se ndodhet me pushime në shoqërinë e një personi të dashur që e mban sekret.

Ndërsa Armela në pozën “hot”, me bikini të shkrepur në një resort në Tiranë shkruan: “Të njëjtat buzë që flasin për mua, janë të njëjtat buzë që po puthin prapanicën time”. Nuk dihet se me kë po pushon Armela, ndërkohë që këto kohë është përfolur për një lidhje të mundshme me reperin shqiptar që bën karrierë në Londër, të njohur në muzikë me emrin Escobar.

Ndërsa ish-banorja e “Big Brother” Françeska Jaçe, mesa duket, ka nisur një histori të re pas ndarjes nga biznesmeni i njohur nga Tirana. Të dyja vajzat postojnë shpesh foto në “Instagram”, ku ekspozojnë linjat e tyre pas ndërhyrjeve, që kanë deklaruar hapur se kanë bërë në fytyrë. Të dyja vajzat, që u bënë të njohura me historitë e tyre të dashurisë brenda “Big Brother”, kanë vazhduar show-n edhe jashtë shtëpisë së vëzhguar nga kamerat.

Françeska gjatë këtyre viteve u komentua për një bashkëjetesë të gjatë më një biznesmen disa vite më të madh në moshë, histori që përfundoi me ndarje. Ndërsa Armela Hyseni e “Big Brother” u fotografua në Tiranë në shoqërinë e ish-mikut milioner të Noizy-t, Emra Hajrizaj, (reperi Escobar). Escobar erdhi nga Londra dhe bëri përshtypje me rrëfimet e tij, duke zbuluar jetën me kosto të lartë, duke filluar nga marrëdhëniet me femrat deri te diamantet që mbante varur në qafë.

Për miqësinë me të, arsyen e tërheqjes nga jeta publike, djemtë që i vinin rrotull pas famës, pse nuk do të donte të bashkëjetonte me VIP-at dhe trupin në formë pa sakrifica, Armela i rrëfeu në një intervistë të fundit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...