U deshën plot 490 orë punë dhe 90 karatë diamante për të thurur fustanin që po mahnit të gjithë

Bota e Yjeve

U deshën plot 490 orë punë dhe 90 karatë diamante për të thurur fustanin që po mahnit të gjithë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 14:31
Constance Wu

Në disa ngjarje, fustani duhet të jetë medoemos i veçantë. Për premierën botërore të filmit ‘Crazy Rich Asians’, aktorja Constance Wu veshi pikërisht këtë.

Si ylli i një prej filmave më të pritur të verës, Wu zuri qendrën e vëmendjes si aktorja kryesore dhe veshjet e zgjedhura e plotësuan më së miri këtë. Ajo, shkeli në tapetin e kuq me një fustan magjepsës nga Ralph and Russo që trupëzonte më së miri energjinë e filmit.

Pamja përfundimtare mund të duket si e natyrshme, por në realitet u desh shumë punë. Stilistja Micaela Erlanger, përgjegjëse për veshjet e Lupita Nyong’o dhe Diane Kruger, e pa fustanin për herë të parë këtë janar, në sfilatën e Ralph and Russo në Paris.

Me shpatulla të zbuluara, kristale Swarovski dhe thekë mëndafshi, fustani i ra në sy Erlanger-it, që e mori në konsideratë në atë moment për premierën e Crazy Rich Asians.

“Çdo detaj i këtij fustani ishte perfekt,” thotë ajo për Vogue. “Filmi bazohet në luks dhe modë, duke e bërë tapetin e kuq një sfilatë për gjithë botën.”

Fustani u thur me dorë për më shumë se 490 orë me mbi 200,000 kristale. Më pas, u nevojitën 275 orë të tjera punë për t’u ndërtuar së mirëfilli.

Bukuria e vërtetë qëndron tek detajet. Thekët e mëndafshit që dekorojnë korsenë simbolizojnë forcën.

“Përgjatë historisë, thekët kanë qenë gjithnjë simbol i fuqisë dhe prestigjit,” shpjegon Erlanger.

“Ky film është shumë i rëndësishëm, për shumë arsye dhe doja që Constance të dukej e fuqishme dhe glamoroze.”

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat