Flamuri kombëtar valon edhe në koncertin e Dua Lipës në Hungari

Bota e Yjeve

Flamuri kombëtar valon edhe në koncertin e Dua Lipës në Hungari

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:48
Dua Lipa

Pas pjesëmarrjes së paharruar në Festivalin Sunny Hill, Dua Lipa ka vazhduar me agjendën e saj duke mbajtur një koncert në Budapest të Hungarisë.

Mirëpo, fryma kombëtare e ka ndjekur këngëtaren 22-vjeçare edhe atje.

Të dielën mbrëma, këngëtarja shqiptare ka interpretuar në Festivalin SZIGET, ku është mahnitur nga pritja që i është bërë nga publiku hungarez.

“Një ëndërr absolute. Nuk e di si arritëm këtu kaq shpejt, por kurrë nuk dua të largohem. Ju dua shumë për natën e kaluar”, ka shkruar Dua në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.

Për më shumë, në publik ka valuar flamuri kombëtar shqiptar.

Dua Lipa e ka kryesuar Festivalin Sunny Hill që u mbajt në datat 10, 11 dhe 12 gusht në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Krahas saj, në këtë festival kanë performuar edhe Martin Garrix, Action Bronson, Stanaj, G4shi dhe shumë yje të skenës vendore. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat