Ylli televiziv, Kim Kardashian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së medieve me imazhet atraktive.
Ditë më parë, ajo ka postuar një fotografi me të brendshme në shtrat, e cila është komentuar dhe pëlqyer nga miliona persona, shkruan lajmi.net.
Me këtë foto kanë filluar edhe shakatë në rrjete sociale, të cilat e vënë Kimin në situata të ndryshme.
Vetë ajo duket se i ka marrë me shumë sportivitet këto imazhe të bëra montazhë dhe i ndau me ndjekësit.
Kujtojmë që Kim është e martuar me reperin Kanye West dhe së bashku kanë tre fëmijë, North, Saint dhe Chicago.