Rita Ora kapet në krahët e Liam Payne

Bota e Yjeve

Rita Ora kapet në krahët e Liam Payne

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 14:29
Rita Ora dhe Liam Payne

Rita Ora ka befasuar të gjithë përmes videove që kanë filluar të qarkullojnë në internet.

Këngëtarja e lindur në Kosovë është parë në prapaskenën e Video Music Awards që është mbajtur mbrëmë në New York, duke qëndruar shumë e afërt me këngëtarin Liam Payne.

Artistja shqiptare shihet në këtë video në krahët e Liam pavarësisht se të dy janë në lidhje me të tjerë.

Rita është në lidhje me Andrew Watt ndërkohë që Liam pas ndarjes nga këngëtarja Cheryl ka nisur një lidhje me modelen Cairo Dwek.

Kujtojmë se Rita dhe Liam kanë së bashku këngën që është kolonë zanore e “Fifty Shades Freed”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat