Rosie Huntingon Whiteley kërkon më shumë mbrojtje për modelet

Bota e Yjeve

Rosie Huntingon Whiteley kërkon më shumë mbrojtje për modelet

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 08:34
Rosie Huntington-Whiteley

Rosie Huntington – Whiteley i di gjërat kur flitet për modelimin dhe ajo ka 15 vjet që është në këtë skenë.

Dhe, natyrisht se ajo ka sjellë përvojën e saj në një numër të ri të revistës PorterEdit, ku ajo shfaqet atraktive në sesionin e realizuar.

Modelja seksi 31 vjeçare ka treguar bukurinë e saj të jashtëzakonshme ku shihet duke u relaksua rnë një divan, teksa mahnitë edhe floku i saj.

Në një tjetër fotografi ajo shihet duke shikuar në kamerë, teksa në supet e saj gjendet një pallto ngjyrë kafe, e lehtësisht i shihen të brendshmet.

Ajo ka folur së fundmi se si ka qenë për të kthimi në top formë pasi solli në jetë fëmiun e parë, por tash sërish ka forma të shkëlqyera.

Bukuroshja ka bërë thirrje që modelet të kenë më shumë mbrojtje pasi ndonjëherë beson se tejkalohen linjat profesionale.

“Nuk mendoj se modelet e e reja po mbrohen mjaftueshëm. Gjithnjë ka qenë enkurajimi se modelet duhet të tjenë të lira, të egra dhe sa më shumë ka relaks, më shumë punë do të vijë. Unë shikoj prapa dhe jam me fat që kurrë nuk kam pasur ndonjë eksperiencë që më ka lënë me plagë”.

“Ka pasur gjëra që nuk kanë qenë OK, komente që më janë bërë dhe pritje që më janë dhënë, e linja profesionale ishin shkelur”, u shpreh Rosie. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat