Bebe Rexha publikon një fotografi të rrallë nga fëmijëria

Bota e Yjeve

Bebe Rexha publikon një fotografi të rrallë nga fëmijëria

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 11:50
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është një ndër emrat më të pëlqyer të momentit.

Albumi i saj i ri “Expectations” është pritur shumë mirë në Amerikë, dhe hit kënga e saj “I’m a mess”, vazhdon të jetë pjesë e top listave amerikane dhe atyre britanike.

Vetëm pak ditë më parë, ajo pati edhe një paraqitje dinjitoze në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards.

Bebe Rexha është shumë e ndjekur nga fansat e saj edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një imazh, ku iu ka treguar fansave se si është dukur ajo kur ishte fëmijë.

Nga fotografia në fjalë, shihet se Bleta ka qenë një fëmijë i lumtur dhe me energji që kur ishte e vogël.

Ajo ka lindur në Amerikë, por këngëtarja dh familja e saj kanë ardhur shpesh në prejardhjen e tyre, në Dibër të Maqedonisë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat