Rita Ora ‘ndez’ skenën në “Paradën e Krenarisë” në Mançester

Bota e Yjeve

Rita Ora ‘ndez’ skenën në “Paradën e Krenarisë” në Mançester

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 10:50
Rita Ora

Rita ka vazhduar edhe mbrëmë me koncertet në kuadër të turneut evropian.

Këngëtarja ka performuar në “Paradën e Krenarisë” organizuar në Mançester.

Ajo kishte përzgjedhur të vishet me shumë ngjyra në këtë koncert, duke ngritur në këmbë gjithë publikun gjatë performancës.

Koncert të ngjashëm ajo pati edhe natën e së shtunës, duke kënduar për “G.A.Y” në Londër.

Suksesi i fundit i Ritës është çmimi “Best Dance” në “MTV EMA” me këngën “Lonely Together”, duke u bërë kështu shqiptarja e parë që merr çmim në këtë event. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat