Pas overdozës, Demi Lovato shet shtëpinë

Bota e Yjeve

Pas overdozës, Demi Lovato shet shtëpinë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 22:46
Demi Lovato

Demi Lovato ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj në Hollivud.

TMZ thotë se banesa ka dalë në shitje për 9,5 milionë dollarë. Këngëtarja e bleu shtëpinë në shtator të vitit 2016 për 8,3 milionë dollarë.

Lovato kaloi në mbidozë me oksikodon gjatë një feste në shtëpinë e saj. Miqtë u përpoqën ta mbanin gjallë duke i dhënë Narcan dhe më pas kaloi 10 ditë në spital.

Që kur doli nga spitali, Demi nuk është kthyer më në shtëpi, por iu drejtua menjëherë qendrës së rehabilitimit.

Shtëpia që ka dalë në shitje është 515 metra katrorë dhe ka 5 tualete.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat