Shoqëria e Ritës dhe Bebes, shqipet që po marrin në dorë skenën botërore

Bota e Yjeve

Shoqëria e Ritës dhe Bebes, shqipet që po marrin në dorë skenën botërore

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 06:30
Rita Ora dhe Bebe Rexha

Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë formuar një ndër shoqëritë që po merr më së shumti vëmendjen e përcjellësve të showbizit.

E deri tani, çdo paraqitje e tyre bashkë është komentuar shumë nëpër rrejte sociale e nga mediat botërore.

Këngëtaret nuk ka shumë kohë që kanë filluar të rrinë e të dalin bashkë, por sigurisht se sapo janë takuar, kanë krijuar një lidhje të fortë dhe tani konsiderohen si miket më të ngushta.

Madje, edhe organizatorët e ceremonive të ndryshme po i bëjnë dyshen bashkë për të ndarë çmime, pasi që ato kur bëhen bashkë krijojnë shumë atmosferë dhe sjellin energji pozitive.

Kjo shoqëri ka sjellë edhe bashkëpunimin e parë të dyshes në muzikë, kur Rita e ka ftuar Beben të jetë pjesë e këngës së saj ‘Girls’ bashkë me disa femra tjera që ajo vlerëson shumë.

E sigurisht, vajzat asnjëherë nuk kanë humbur rastin të përmendin prejardhjen e tyre, duke treguar gjithmonë se sa të fuqishme janë bashkë.

Ato madje edhe janë bërë miq familjarisht, e kjo vërehet më së shumti në rrjetet sociale, kur nënat e vajzave dhe motra e vëllai japin vazhdimisht komente pozitive mes tyre.

Shpresojmë që kjo shoqëri të zgjasë gjithmonë e shumë shpejtë t’i bashkohen edhe vajzat tjera shqiptare që po bëjnë bujë në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat