E kritikuan pse pozoi nudo, revoltohet modelja shqiptare: Boll e seksualizuat trupin

Bota e Yjeve

E kritikuan pse pozoi nudo, revoltohet modelja shqiptare: Boll e seksualizuat trupin

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 07:06
Niki Delijorgji

Modelja Niki Delijorgji i surprizoi të gjithë pak ditë më parë teksa në profilin e saj në “Instagram” postoi disa foto ku shfaqej nudo. Ajo ka bërë një set fotografik tepër të veçantë, ku shfaqej “topless” dhe e lyer me baltë.

Por pikërisht këto fotografi kanë bërë që ndjekësit e saj të shumtë të reagojnë, ku disa e kritikuan për faktin që ka pozuar nudo.

Këtyre komenteve, 21-vjeçarja ka vendosur që t’u kthejë përgjigje nëpërmjet një postimi në “Instatory” ku shprehet e revoltuar për faktin që njerëzit e kanë seksualizuar trupin e femrës.

“Për juve që ju duket fotoja ime e ‘tepërt’, ik pir**uni. Të ishte për mua e kisha hedhur foton pa hequr thithkat. Nuk ka asnjë gjë vulgare te fotoja, se nuk ka ndonjë pozë seksi që do transmetonte diçka tjetër. Boll e seksualizuat trupin femëror. Të gjithë lakuriq kemi lindur dhe nuk ka asnjë turp. Njerëzit kanë seksualizuar trupin dhe i kanë bërë pjesët e trupit për turp. Është pjesë e trupit tim dhe unë mund ta përdor si të dua. Është pjesa që do ushqej fëmijët e mi! E kuptoj që nuk kanë të gjithë sy artistash, por nuk ka asgjë seksuale! Jeni njerëz të sëmurë nga truri dhe mentaliteti”, shkruan modelja e njohur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat