Fotot më seksi të Roza Latit, komentuesit kanë një kërkesë për moderatoren

Bota e Yjeve

Fotot më seksi të Roza Latit, komentuesit kanë një kërkesë për moderatoren

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 07:25
Roza Lati

Stilisti Niko Komani dhe moderatorja Roza Lati njihen për miqësinë e tyre. Ata janë gjithmonë gati që të sjellin projekte të guximshme.

Dje, Niko ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi mjaft provokuese të moderatores së njohur, e cila vjen në një tjetër version të sajin.

Siç shihet nga fotot, Roza mban veshur vetëm një palë geta me gurë, ndërsa në pjesën e sipërme gjinjtë i ka të mbuluar me ngjitëse dhe një aksesor që lidhet në bust.

Gjithashtu ajo ka vënë paruke të zeza duke mbuluar kështu flokët e saj biondë. Si dhe si shoqërues ka një qen.

Reagimet kanë qenë të shumta në këto foto, ku një nga komentuesit i kërkon që mos t’i mbulojë gjinjtë, ndërsa dikush tjetër është xheloz për qenin.

Ndërkohë që një nga ndjekësit e saj e kritikon, lidhur me faktin se po ndikon negativisht te adoleshentet në Shqipëri.

Dhe ky i fundit mori një përgjigje nga moderatorja: “Kush e le kete koment? Ti me puro dhe oren bling bling te fotoja profilit! Hahahahahah! Duket qe nuk e ndjek dhe nuk e sheh ecurine time ne profilim tim ne instagram. Ruaje negativitetin dhe dhenien e mendve ne profil tjeter aty ku i sheh dom perignons me verte, jo keti. Komenti jot automatikisht rrezohet poshte. Shneeett”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat