Dieta ekstreme e këngëtares shqiptare, ja si u dobësua - Bota Sot
Dieta ekstreme e këngëtares shqiptare, ja si u dobësua

Bota e Yjeve

Dieta ekstreme e këngëtares shqiptare, ja si u dobësua

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 12:48
Elhaida Dani

Këngëtarja e hitit "S'je më", Elhaida Dani, është një këngëtare mjaft e dashur dhe e talentuar në Shqipëri. Fama e saj arriti kulmin në prezantimin e Shqipërisë në Eurovision, por gjithashtu edhe në fitoren e “The Voice of Italy”. Së fundmi, ajo ka rrëfyer se si ka humbur kilet e tepërta dhe ka fituar trupin që donte.

"Si fillim dua të theksoj që bëj palestër. Ka 2 vite që i jam dedikuar shumë, por kohët e fundit për shkak të angazhimeve e kam lënë pas dore. Në këto raste ka shumë rëndësi dieta pasi kam strukturë të shëndoshë dhe vetëm kur jam në palestër rregullisht i lejoj vetes të ha më shumë se normalisht”, thekson Elhaida.

Më pas, ajo shton se gjithnjë i eleminon yndyrat dhe karbohidratet, pavarësisht se i pëlqen ti konsumojë.

“Unë kam ndjerë ndryshim tek vetja ime, jo vetëm për humbjen e shpejtë në peshë, por edhe për anën emocionale. Megjithatë dieta është shumë delikate dhe e fortë, prandaj përpara se të aplikohet duhet që gjithsecili të konsultohet me specialistë të fushës. Unë kontrolloj dhe shënoj gjithçka konsumoj gjatë ditës, pasi është pjesë e punës time dhe duhet të jem gjithmonë në formë”, përfundon Elhaida.

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera