Modelja e famshme humb unazën e fejesës, kushton 150 mijë dollarë

Bota e Yjeve

Modelja e famshme humb unazën e fejesës, kushton 150 mijë dollarë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 19:43
Amber Rose dhe Wiz Khalifa

Modelja e njohur Amber Rose pretendon se unaza e saj e fejesës që ish-bashkëshorti Wiz Khalifa ia dha para 6-vitesh, është vjedhur. E për këtë rast policia ka nisur hetimet.

Burimet kanë thënë për TMZ se Amber ka plotësuar javën që kaloi një raport policor, pasi teksa po kërkonte në dollap për unazën e saj, ajo nuk e gjeti.

Ndërkohë vlera e unazës që i dha reperi në mars të vitit 2012 është 150 mijë dollarë. Edhe pse Amber ka nisur kërkimet, lidhja e tyre e dashurisë përfundoi në vitin 2014.

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se modelja dëshiron që unazën t’ia japë unazën Sebastianit, djalit që ka me reperin Wiz, prandaj po e kërkon kaq shumë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat