Këngëtarja e famshme jep lajmin e bukur, në pritje të fëmijës së tretë

Bota e Yjeve

Këngëtarja e famshme jep lajmin e bukur, në pritje të fëmijës së tretë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 09:06
Jessica Simpson

Jessica Simpson ka dhënë lajmin e bukur. Këngëtarja e famshme është shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë.

Ajo ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram.

Jessica publikoi një foto të dy fëmijëve të saj duke luajtur me tullumbace ngjyrë rozë.

"Kjo vajzë e vogël do ta bëjë familjen tonë me 5 anëtarë,"-shkruajti ajo. "Është lumturi e madhe të shpallim këtë bekim të çmuar të jetës sonë."

Këngëtarja dhe ish futbollisti Eric Johnson u martuan në vitin 2014 dhe janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Maxëell "Maxi" Drew, 6 vjeç dhe djalit Ace Knute, 5.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat