“E thjeshtë dhe me këmbë në tokë!”, veprimi i Meghan Markle që mahniti fansat

Bota e Yjeve

“E thjeshtë dhe me këmbë në tokë!”, veprimi i Meghan Markle që mahniti fansat

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 22:03
Meghan Markle

E thjeshtë dhe me këmbë në tokë! Kështu e kanë cilësuar përdoruesit e rrjetit social “Twitter”, Dukeshën e Sussex Meghan Markle, pasi mori pjesë në hapjen e galerisë “Oceania” në akademinë “Royal Academy of Arts”.

Ajo ishte e veshur me një fustan të zi “Givenchy” dhe dukej shumë elegante kur doli nga makina. Por 37-vjeçarja nga Kalifornia bëri veprimin që habiti të gjithë.

Pasi doli nga makina, Meghan e mbylli vetë derën e saj. Ky veprim është në kundërshtim me rregullat e familjes mbretërore.

Ndërkohë video e Dukeshës është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe të shumtë janë ata që e kanë vlerësuar gjestin e thjeshtë të Meghan.

Të shumtë janë ata që kanë komentuar se edhe pse është pjesë e familjes mbretërore, Meghan Markle është ende një prej njësh. Një person shkruante se Dukesha do vazhdojë “t’i bëjë gjërat në mënyrën e saj duke ndihmuar në përshtatjen dhe përparimin e monarkisë britanike”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat