Getoari poston foton nga pushimet, Marina i lë komentin epik

Bota e Yjeve

Getoari poston foton nga pushimet, Marina i lë komentin epik

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 09:31
Marina Vjollca

Çifti më i njohur i showbiz-it, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë disa ditë që po udhëtojnë nëpër vende të ndryshme, teksa shijojnë pushimet.

Fillimisht ata ishin ë Kuba, më pas në Miami dhe tani ndodhen në Bahamas. E sigurisht që nuk kanë munguar fotot nga ana e tyre në rrjetet sociale.

Marina dhe Getoari kanë fotografuar njëri-tjetrin në vende të ndryshme dhe pozat e tyre i kanë publikuar në profilet përkatëse në “Instagram”. Së fundmi, Getoari publikoi një foto bardhë e zi krah një statuje luani, mirëpo çfarë ka tërhequr vëmendjen ka qenë komenti i Marinës.

“Ta hongsha fotografen.”- ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se meritat e fotos së bukur të Getoarit, i ka Marina.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat