Hijeshi dhe surpriza, moderatorja Daljana Sejdia vjen me një emision sportiv ndryshe

Bota e Yjeve

Hijeshi dhe surpriza, moderatorja Daljana Sejdia vjen me një emision sportiv ndryshe

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:49
Daljana Sejdia

Profesionalizëm, debate e argumente të ndezura, por edhe hijeshi dhe plot surpriza. Është kjo panorama e re sportive, që do të ofrojë televizioni numër një i informacionit në vend, “News 24”, nën moderimin e gazetares Daljana Sejdia, me emisionin e saj të ri, “Sport News Plus”, i cili do të transmetohet çdo ditë të diel, në orën 22:00, ku kryefjala do të jetë futbolli shqiptar, ngjarjet në të, intervista dhe jo vetëm.

Të ftuar do të jenë specialistë, analistë dhe gazetarë “familjarë” të ekranit, por edhe protagonistë të fushës së gjelbër. Në të njëjtën kohë, bukuroshja Sejdia nuk do të mungojë as në formatin “90 plus”, gjatë sezonit të Ligës së Kampioneve, ku do të pasqyrohen të gjitha ngjarjet, prapaskenat dhe lajmet që lidhen me turneun më të rëndësishëm të klubeve në Europë.

Moderatorja Daljana Sejdia do të jetë në këtë mënyrë shoqëruesja e parë e mbrëmjes së të dielës në “News 24”, në një emision ndryshe dhe për të mos u humbur, ku nuk do të mungojë asgjë që i shërben futbollit dhe sportdashësve të tij, siç është traditë e televizionit më elitar në vend për informacionin, “News 24”…

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat