Dua Lipa me 19 milionë ndjekës në Instagram, i falënderon në të brendshme

Bota e Yjeve

Dua Lipa me 19 milionë ndjekës në Instagram, i falënderon në të brendshme

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 09:21
Dua Lipa

Dua Lipa vazhdon të jetë në mesin e yjeve më në zë dhe më me ndikim në botë.

Këtë e tregon edhe numri i madh i ndjekësve në llogaritë e saj sociale.

Së fundmi ylli hiti i ‘New Rules’, tregon se tashmë 19 milionë ndjekës po e përcjellin atë në Instagram.

Ajo ka falenderuar të gjithë fansat e saj përmes një fotografie ku shihet në brekë, ndërsa shkruan:

Faleminderit për 19 milionë! Tani unë do vë paruke dhe do kërcejë për ju!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat