‘Meleku’ i jep fund beqarisë, dalin pamjet nga dasma

Bota e Yjeve

‘Meleku’ i jep fund beqarisë, dalin pamjet nga dasma

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 14:14
Bensu Soral me burrin e saj

Të gjithë ata që kanë ndjekur “I infiltruari” e mbajnë mend Melekun, aktorja që i preku të gjithë me vdekjen e saj tragjike në këtë serial që theu rekorde shikueshmërie. 27-vjeçarja i ka dhënë sot fund beqarisë me një dasmë për të cilën po flasin të gjitha mediat turke.

Bensu Soral është lidhur në martesë me Hakan Bas, biznesmen i njohur turk. Aktorja kishte zgjedhur të vishte një fustan elegant për ditën e saj të rëndësishme.Biznesmeni e mori nusen nga shtëpia me daulle dhe boritë e makinave nuk pushonin, shkruajnë mediat turke.

Bensu Soral dhe Hakan Bas u kurorëzuan në martesë në një ambient luksoz me familjarësh, miq e VIP-a. Këngëtari i njohur turk Mustafa Sandal ishte dëshmitar në dasmë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat