Si ishin veshur yjet në prezantimin e koleksionit të ri të Louis Vuitton!

Bota e Yjeve

Si ishin veshur yjet në prezantimin e koleksionit të ri të Louis Vuitton!

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 07:25
Sophie Turner

Cate Blanchett, Alicia Vikander, Léa Seydoux, Catherine Deneuve, Sophie Turner, Joe Jonas, Isabelle Huppert, Laura Harrier, Thandie Newton, Shailene Woodley, Adèle Exarchopoulos, Spike Lee, Justin Theroux, dhe lista e yjeve të pranishëm në prezantimin e koleksionit pranverë-verë 2019 të Louis Vuitton, vazhdon akoma. Eventi u zhvillua ne muzeun e famshëm të Luvrit. Cate Blanchett kishte zgjedhur ne kombinim androgjen për këtë rast; Sophie Turner dukej “e egër“ me çizmet e zeza sipër gjurit; Thandi Newton më elegante; fantastike canta e Lea Seydoux edhe pse nuk jemi shumë të sigurtë për ato pantallonat e bardha; Justin Theroux sikur sapo kishte zbritur nga motori; Nina Dobrev dukej thjesht dhe bukur me fustanin e shkurtër të bardhë me pala dhe cizmet sipër kycit; po këto cizmet e zeza mbi gju dhe me takë sport ishin gjithandej: ja çfarë u dashka të blejmë patjetër këtë sezon që të jemi avangardë!!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat