Pse ka kaq shumë fotografë? Përgjigja e Kate Middleton për vogëlushen është speciale

Bota e Yjeve

Pse ka kaq shumë fotografë? Përgjigja e Kate Middleton për vogëlushen është speciale

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 06:16
Kate Middleton

Kate Middleton është rikthyer në aktivitetet publike pas përfundimit të lejes së lindjes, pak muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të tretë, djalin Louis.

Dukesha e Cambridge u shfaq në publik këtë të mërkurë për të vizituar fëmijët e St. Augustine School, e cila ndodhet e pozicionuar në një park natyror në Londër.

Por Kate u bë protagoniste e një skene e cila përfundoi në gjithë mediat angleze.

Një vajzë e vogël, vetëm 4 vjeçe e pyeti se pse kishte kaq shumë fotografë të pranishëm.

Gruaja e princit William, iu përgjigj duke thënë, “Po të fotografojnë ty, sepse je e veçantë! Kanë ardhur këtu për të parë shkollën tënde të bukur”.

Një përgjigje me klas siç ndodh zakonisht kur bëhet fjalë për gruan e princit të Anglisë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat