Selena shtrohet në psikiatri, Justin Bieber në gjendje të shkatërruar bën këtë veprim

Bota e Yjeve

Selena shtrohet në psikiatri, Justin Bieber në gjendje të shkatërruar bën këtë veprim

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:26
Justin Bieber

Justin Bieber duket se është duke praktikuar seriozisht besimin e tij fetar.

Ai është fotografuar mbrëmjen e së mërkurës teksa dilte nga kisha Hillsong në Beverly Hills.

Këngëtari 24 vjeçar dukej tepër i shqetësuar dhe i papërqendruar, teksa nxitonte të shkonte dhe të bënte lutjen e përhershme, ndërsa kishte marrë lajmin se ish e dashura e tij, Selena Gomez ishte shtruar në psikiatri, për shkak të problemeve mendore dhe një gjendje emocionale e shëndetësore të rënduar.

Justin kishte veshur një bluzë rozë me kapuç dhe pantallona ngjyrë gri, teksa ka mbërritur me makinën e tij të preferuar në kishë.

Flokët e gjatë e të paprerë e tregonin në gjendje të keqe dhe të rrënuar.

Ai mbante kokën poshtë për të mos u fotografuar nga paparacët, ndërsa këtë herë, ndryshe nga zakonisht, nuk është parë në shoqërinë e të fejuarës, Hailey Baldwin.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat