Snoop Dogg nuk dredh vetëm cigare hashashi - Bota Sot
Snoop Dogg nuk dredh vetëm cigare hashashi

Bota e Yjeve

Snoop Dogg nuk dredh vetëm cigare hashashi

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 22:43
Snoop Dogg

Shumë njerëz, po t’i pyesësh se ç’mendojnë se do të jetë duke bërë sot këngëtari i famshëm Snoop Dogg, mund të përgjigjen se po dredh ndonjë cigare hashash e se po kompozon ndonjë këngë rap, dy gjërat që i dhanë famë në vitet ‘90.

Por ja që Snoop Dogg ka një karrierë në kuzhinë. Tani sapo ka botuar një libër recetash, të titulluar “From Crook to Cook”, (Nga mashtrues, në kuzhinier).

Snoop thotë që kur dredh hashash, rrokullisja e fletëve të cigares e ka bërë mjeshtër për të rrokullisur sushi. Po ashtu, ka dhe shumë receta sallatash jeshile.  Siç thotë dhe ai vetë: “Të gjelbrat duhet edhe t’i hash, jo vetëm t’i tymosësh”.

Në këtë libër, Snoop tregon historinë e karrierës tij në botën e kulinarisë, e cila ka nisur në vitet ’90, kur punonte në një dyqan McDonaldsi, e deri në ditët e sotme, kur miqësia me kuzhinieren e famshme amerikane e ka bërë të piqet edhe më shumë.

Në fakt, Snoop ka bashkëpunuar me Martha Steëart që në vitin 2008 dhe përveç gatimeve ka bërë edhe shumë kokteje. Marta Stewart ka thënë që ata ndajnë shumë ide të përbashkëta në lidhje me koktejet. “I vetmi ndryshim”, thotë Marta duke shkelur syrin,  “është që pasi e ka tepruar me pijen, ajo preferon të flejë e të qetësohet, ndërsa Snoop ka mënyra të tjera”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...