Megan Markle në një fustan të bukur që më në fund i zbuloi barkun e fryrë

Bota e Yjeve

Megan Markle në një fustan të bukur që më në fund i zbuloi barkun e fryrë

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:34
Megan Markle

Fustanin që i kishin qep për udhëtimin në Australi, nuk e kishin llogaritë se bukuroshja është shtatzënë.

Bëhet fjalë për Meghan Marklen, e cila së bashku me Princi britanik, Harry aktualisht janë në turneun e tyre të parë të përbashkët ndërkombëtar.

Çiftit pas një qëndrimi të shkurtër në Sydney, dukesha e Sussexit aktualisht po shijon Melburnin.

Me këtë rast, aktorja amerikane zgjodhi një fustan të kaltër të markës australiane Dion Lee, si pjesë e ditës së tretë të turneut mbretëror, përpara se të vishte një fustan të zi me pulla të brendit njujorkez, Club Monaco.

Por, që fustani tashmë dukej se ishte i ngushtë për zeshkanen, e cila shfaqte paksa barkun e fryrë si pasojë e shtatzënisë.

Theksojmë se dyshja kishte konfirmuar tashmë se do të bëhen prindër të një fëmije, por që nuk ka dhënë detaje të mëtejme.

Ndryshe, Meghan dhe Harry do të vazhdojnë vizitën e tyre në Australi edhe për disa ditë, ku do të marrin pjesë në disa ngjarje bamirësie. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat