Soni Malaj si moderatore; i besohet spektakli i madh!

Bota e Yjeve

Soni Malaj si moderatore; i besohet spektakli i madh!

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 09:55
Soni Malaj

Dhe jo nuk do të jetë partnerja mbështetëse e ndonjë moderatori tjetër, por Soni Malaj do të zotërojë krejt e vetme skenën e improvizuar në Amfiteatrin e Tiranës ku do të zhvillohet spektakli i bukurisë “Miss Globe”.

Këngëtarja është zgjedhur si moderatorja e vetme që do të mbajë timonin e natës së konkurimit, më datë 21 tetor. Duke qenë se në garë do të marrin pjesë vajza nga e gjithë bota, Sonit do t’i duhet të flasë në të paktën 5 gjuhë të huaja në mënyrë që të kuptohet nga të gjitha konkurentet. Si një studente e diplomuar për gjuhë të huaja, kjo sfidë do të jetë me të vërtetë e bukur për yllin e hitit “Loca”.

Malaj ka ndarë foto në llogarinë e saj në instagram në të cilat është shfaqur me disa prej bukurosheve të Miss Globe.
Soni një arsye më shumë për të ndjekur spektaklin e më të bukurës së globit, që do të mbahet këtë të dielë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat