Një milion dollarë, vlera e unazës së fejesës të këngëtares Lady Gaga

Bota e Yjeve

Një milion dollarë, vlera e unazës së fejesës të këngëtares Lady Gaga

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 20:02
Unaza e fejesës në dorën e Lady Gagës mendohet se kushton afro një milionë dollarë

Vetëm pak ditë më parë, bota mori vesh se këngëtarja e famshme, Lady Gaga ishte fejuar, pavarësisht se ajo kishte vënë unazën e fejesës në gishtin e saj, pa u vënë re për më shumë se nëntë muaj.

Ndërkohë që u nderua me çmimin “Women in Hollywood” të organizuar nga revista ‘Elle’ në Beverly Hills të hënën, këngëtarja 32-vjeçare konfirmoi fejesën e saj me Christian Carino, 49 vjeç, duke e falënderuar atë si “të fejuarin” e saj gjatë fjalimit që mbajti.

Pas këtij momenti, të gjithë më në fund e vunë re unazën e e saj të fejesës, të zbukuruar me diamante, të cilën Lady Gaga e kishte vendosur në dorën e majtë, shkruan DailyMail.

Kjo unazë mendohet të jetë vlerësuar me një milion dollarë, nëse në të është vendosur një diamant rozë. “Mund të jetë një gur i kuq ose një diamant i zbukuruar rozë ose safir rozë”, tha për DailyMail, Katie Zimmerman, shefja e “Merchandising Officer” të bizhuterive të diamantit, ‘Blue Nile’.

Ajo vazhdoi: “Intensiteti dhe ngopja e ngjyrave rozë në një gur të një madhësie të tillë, mund të vlerësohet nga 800,000 deri në një milion dollarë, nëse është një diamant, dhe 200,000 dollarë nëse është një safir.

“Duke parë fotografitë e unazës, intensiteti dhe ngopja e ngjyrës në gurin rozë dhe madhështia në të gjithë gurët e inkuadruar, tregojnë cilësi të shkëlqyeshme të përpunimit”.

Përdorimi i një diamanti me ngjyrë ose gur i çmuar thuhet se është shumë në trend tani për unazat e fejesës.

Një stil i tillë i unazave është praktikuar edhe në mesin e Familjes Mbretërore nga Princi Çarls, i cili kishte krijuar një unazë me safir blu rrethuar nga diamante për Princeshën Diana, para se unaza t’i jepej dukeshës së Kembrixhit, 36 vjeçe, nga Princi William.

Princesha Eugenie, 28 vjeçe, e cila sapo u martua javën e kaluar, gjithashtu ka një gur të çmuar me ngjyrë në qendër të unazës së saj të martesës.

“(Unaza) është shumë reflektuese e personalitetit të Lady Gagës, e guximshme dhe ndërmarrëse e rrezikut të shoqëruar me feminitet të pasur”, tha Katie.

Raportimet për fejesën e Lady Gagës u shfaqën fillimisht në nëntor të vitit 2017, por asnjë prej tyre nuk u konfirmua, apo u mohua deri në ngjarjen e organizuar nga “Elle”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat