Loris Karius nuk humb shumë kohë, shkëmben numrat e telefonit me modelen turke

Bota e Yjeve

Loris Karius nuk humb shumë kohë, shkëmben numrat e telefonit me modelen turke

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:05
Merve Task?n

Loris Karius kam qenë kohët e fundit një ndër portierët më të përfolur në botë.

Portieri Karius ishte në qendër të vëmendjes së tifozëve dhe mediave për gafat e bëra në finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit, ku këta të fundit fituan 3-1.

Pas kësaj, gjermani u transferua te skuadra turke e Besiktasit, ku ka arritur edhe një sukses në aspektin personal.

Ai thuhet se ka gjetur dashurinë në shtetin turk, nëse bazohemi në fjalët e modeles Merve Ta?k?n.

Ajo pohoi se dyshja tashmë kanë pasur një bisedë romantike pasi që kishin shkëmbyer numrat e telefonit përmes rrjeteve sociale.

“Gjithçka filloi përmes një mesazhi në Twitter. Pas dy-tre orëve filluam të bisedonim. Fillimisht nuk më besoi dhe kërkoi që të flasim përmes një rrjeti social më të besueshëm si Snapchat. Nuk humbi shumë kohë dhe më dha numrin e telefonit dhe filluam të bisedonim përmes whatsapp. Në ditët në vazhim do të dalim edhe në darkë”, u tha bukuroshja fansave pas një lidhje të drejtpërdrejt në Instagram.

Ndryshe, Karius në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e Mainzit gjersa ka kaluar kategoritë e reja të Manchester Cityt.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat