Këngëtarja shqiptare po kthehet në shtëpi, ka një surprizë për fansat e saj

Bota e Yjeve

Këngëtarja shqiptare po kthehet në shtëpi, ka një surprizë për fansat e saj

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:13
Elhaida Dan

Këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani, pas famës që mori nga fitorja e “The Voice of Italy”, po shijon sukseset përreth botës.

Ajo ka udhëtuar në vende të ndryshme për të performuar rolin e Esmeraldës në musical-in “Katedralja e Parisit”, që së fundi është shfaqur edhe në Kanada.

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Elhaida njofton se ka përmbyllur me sukses të gjithë eksperiencën e saj jashtë vendit.

Ajo ka treguar gjithashtu se ka ardhur koha që të këndojë në gjuhën shqipe. Madje Elhaida do të rikthehet në Shqipëri për të realizuar një koncert të madh për të gjithë shqiptarët.

“Mbrëmë ishte finalja e turnesë Kanadeze që zgjati 3 muaj. Ka qënë një eksperiencë e paharrueshme. E ndoshta ku i dihet, së shpejti do kthehem për një koncert të madh për të gjithë shqiptarët, dhe këtë herë do këndoj Shqip! Tani është momenti të kthehem në shtëpi… Faleminderit ?” –shkruan Elhaida Dani.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat