Emma Stone tregon prapaskenat e filmit: Nuk merrja dot frymë nga korseja

Bota e Yjeve

Emma Stone tregon prapaskenat e filmit: Nuk merrja dot frymë nga korseja

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 23:54
Emma Stone

Aktorja e njohur, Emma Stone, së fundmi është shfaqur si aktore në filmin ‘The Favourite’. Ajo luan rolin e një shërbyeseje joshëse të shekullit të 18-të.

Aktorja ka treguar se transformimi në këtë rol për të nuk ka qenë aspak i thjeshtë. Për t’u dukur njësoj si personazhi i saj, Emma ka veshur një korse që ka ndikuar keq në organet e saj.

“Muajin e parë nuk mund të merrja frymë, i merrja erë një menteje dhe mendoja se isha në një hapësirë të madhe dhe kështu mund të merrja frymë për një moment. Pas një muaji të gjitha organet e mia u zhvendosën. Ishte diçka trashanike dhe nëse nuk duhet ta bëni këtë gjë ndonjëherë mos e bëni”, – ka thënë aktorja.

Përveç kësaj, Emma ka treguar se si amerikane e ka pasur pak të vështirë të mësohej me theksin anglez që duhej të përdorte në film.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat