I ndodhi e papritura! Kiara Tito tregon si u turpërua në takimin e parë

Bota e Yjeve

I ndodhi e papritura! Kiara Tito tregon si u turpërua në takimin e parë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 07:36
Kiara Tito

Është përfolur shumë në media lidhja e Butrint Imerit dhe Kiara Titos, lidhje e cila nuk është konfirmuar kurrë nga dyshja.

Pavarësisht fotove ku janë kapur mat, Kiara dhe Butrinti kanë deklaruar se janë thjesht miq.

Kiara ishte e ftuar në “Shiko kush luan” ku gjatë një loje, moderatorja ka treguar për takimin e saj të parë i cili nuk ka shkuar siç duhej.

“Kam qenë përpara disa kohësh në një takim të parë me një djalë. E veshur bukur, e kuruar në çdo detaj, e parfumosur. E kishim lënë për darkë në orën 20:00, unë arrij në orën 20:15. Parkoj makinën dhe dal. Sapo dola nga makina dhe duke ecur si seksi pa shikuar fare se ku po ecja bie në një pusetë të madhe me baltë. E shikoj veten të mbuluar nga balta dhe e bërë zhul. Kamarierët e restorantit nisën të qeshnin, ndërsa ky djali më afrohet me xhentilesë me zorrën e ujit që të më ndihmonte të pastrohesha. Për rreth 15 minuta u morëm me shpërlarjen e baltës  dhe më pas nisi darka romantike. Folëm e folëm e folëm”, ka treguar Kiara.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat