“Gjynah që jeton”, Tayna i kthen përgjigje fanses: Mos me jetuar unë…

Bota e Yjeve

“Gjynah që jeton”, Tayna i kthen përgjigje fanses: Mos me jetuar unë…

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 15:11
Tayna

Tayna është reperja e cila së fundmi është kthyer në një ndër personazhet më të përfolur në showbiz-in shqiptar, si dhe mjaft e ndjekur në profilin e saj në “Instagram”.

Postimet e saj nuk kalohen asnjëherë pa marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët komentojnë pozitivisht për reperen. Por ka nga ata që lënë edhe ndonjë koment jo fort të këndshëm, siç ka ndodhur në foton e fundit të saj.

“Gjynah që jeton”, i ka shkruar një ndjekëse Taynës, duke i bërë me emoji gishtin e mesit.

Ky koment nuk i ka kaluar Tayna-s, e cila i ka habitur të gjithë me përgjigjen, pasi e ka marrë me sportivitet komentin e vajzës.

“Mos me jetu unë, me kë merresh ti?”, ia ka kthyer reperja duke qeshur, teksa i ka bashkangjitur dhe një zemër të kuqe.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat