Bebe Rexha me performancë mbresëlënëse në ‘MTV EMA’

Bota e Yjeve

Bebe Rexha me performancë mbresëlënëse në ‘MTV EMA’

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 07:39
Bebe Rexha

Bebe Rexha dhe Dua Lipa mbrëmë morën vëmendje maksimale në Spanjë.

Dy këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin pjesëmarrëse në ngjarjen më të madhe të ndarjes së çmimeve ‘MTV EMA 2018’.

Bebe e ka mahnitur publikun me paraqitjen e saj në skenë dhe koreografinë e krijuar gjatë interpretimit të këngës “I’m a Mess”.

 

Ajo ishte edhe e nominuar në kategorinë për këngën më të mirë, “Meant To Be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line mirëpo këtë çmim e morën Camila Cabello me këngën “Havana” në bashkëpunim me Young Thug.

Ndryshe  e pranishme ishte edhe Dua Lipa e cila ndonëse nuk këndoi, rrëmbeu çmimin “Këngëtarja më e mirë e vitit në zhanrin Pop”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat