Suksesi Meghan Markle, gruas simpatike të princit William është i njohur, pasi ajo i pëlqen familjes mbretërore, mediave dhe njerëzve të thjeshtë.
Madje edhe mbretëresha Elizabeth e Anglisë, i ka ofruar një privilegj të veçantë nuses së nipit.
Sovrania ka ftuar zyrtarisht, nënën e dukeshës së Sussex, Doria Ragland. që ta kalojë ditën e Krishtlindjeve, bashkë me familjen mbretërore.
Kalimi i 25 dhjetorit me mbretëreshën dhe familjen e saj, është një propozim që ndodh shumë rrallë.
Kjo pasi as familja e nuses së princit William, Kate Middleton, nuk është ftuar asnjëherë për Krishtlindje, pavarësisht se çifti janë martuar qysh prej vitit 2011, shkruan noa.al.
Duket se mbretëresha është prekur nga përulësia e treguar nga Doria Ragland, ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të familjes së Meghan, ku veçanërisht babai i saj, nisi intervistat televizive, duke kritikuar raportet me të bijën.
Doria nuk ka fëmijë apo familjarë të tjerë dhe lidhja e veçantë me të bijën e shtyu mbretëreshën drejt kësaj ftese të veçantë.