Ajo është një nga këngëtaret më “IN” të momentit dhe është shumë e pëlqyer nga publiku, sidomos ai shqiptar, pasi Bebe Rexha për asnjë gjë në botë se mohon origjinën e saj.
Bebe po korr shumë sukses me hitet e fundit dhe këngët e saj çdo javë pushtojnë playlistat më të rëndësishme muzikore botërore.
Gjithashtu këngëtarja është komentuar shumë dhe për format e saja të cilat nuk lë pa i ekspozuar.
Edhe ditën e djeshme Bebe ka publikuar një foto ku shihet e veshur me bikini të zeza, foto e cila është bërë mbas mbarimit të spektaklit të madh në të cilën mori pjesë atë të Victoria’s Secret, ku shihen format prefekte të saj.
Nuk kanë munguar komentetet e shumta pozitive për këngëtaren në lidhje me format e saj trupore.