Këngëtarja Morena Taraku ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, pas ndarjes nga miliarderi iranian, Sasha Sobhani.
Pas ndarjes, që të dy nisën duke akuzuar njëri-tjetrin, ku në një postim në rrjetet sociale, Morena e quajti gay Sasha-n.
Por tani këngëtarja i ka habitur të gjithë teksa ka zbuluar “dashurinë e jetës” së saj. ajo ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ku në të shkruan: “Dashuria e jetës sime”.
Ndërkohë fotografia e Ritës është shkëputur nga performanca e saj në “People’s Choice Awards”, e mesa duket këngëtarja shqiptare është e preferuar e Morenës.