Frikësohet i dashuri i J.Lo: Shpresoj që një ditë të mos më nxjerrë jashtë shtëpisë - Bota Sot
Frikësohet i dashuri i J.Lo: Shpresoj që një ditë të mos më nxjerrë jashtë shtëpisë

Bota e Yjeve

Frikësohet i dashuri i J.Lo: Shpresoj që një ditë të mos më nxjerrë jashtë shtëpisë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 08:46
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë padyshim çifti më i bukur në botën rozë.

Dyshja ka dy vjet që janë në lidhje dhe shpeshherë publikojnë edhe imazhe romantike në rrjetet sociale.

Ish-sportisti ka zbuluar se shpërngulja në shtëpinë e të dashurës e ka frikësuar.

Kështu së paku ka thënë 43-vjeçari në emisionin e Piers Morganit duke shtuar se ka menduar që ylli amerikano-latin do ta nxjerr një ditë jashtë shtëpisë.

Në pyetjen e moderatorit, “A thua ndonjëherë me veten se si je kaq me fat?”, Alex iu përgjigj me buzëqeshje.

“Shpresoj që ajo të mos zgjohet ndonjë ditë e të thotë, ‘Në rregull, tani erdhi koha të dalësh jashtë!’”, tha ai.

Theksojmë se Alex tashmë ka nxjerr në shitje vilën 6.5 milionë dollarëshe në Hollywood Hills gjersa është duke jetuar në apartamentin luksoz njujorkez të J.Lo, i cili kap vlera e 15.3 milionë dollarëve.

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera