Nicole Scherzinger i bashkohet UNICEF-it në ndihmë të fëmijëve në nevojë

Bota e Yjeve

Nicole Scherzinger i bashkohet UNICEF-it në ndihmë të fëmijëve në nevojë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 13:50
Edhe këngëtarja Nicole Scherzinger i është bashkuar ndihmave të UNICEF-it

UNICEF tash e sa vite organizon një fushatë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Dua Lipa i është bashkuar një numri të madh të personazheve për ta mbështetur fushatën për të drejtat e fëmijëve të organizuar nga ‘UNICEF’.

Ndër ta edhe këngëtarja Nicole Scherzinger i është bashkuar ndihmave të UNICEF-it.

Në ditën ndërkombëtare të fëmijë, Scherzinger ka kaluar kohë me fëmijët në nevojë, teksa këtë gjë e bëri të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Isntagram.

‘’Sot është dita botërore e fëmijëve dhe këtë ditë kam vendosur ta festojë së bashku me fëmijët në vende të ndryshme të botës. Jam shumë me fat që po punojë me Unicef, duke i inkurajuar zërat e së nesërmes, por ka ende shumë punë për të bërë! Këta fëmijë kanë fuqi që të ndryshojnë botën’’, ka shkruar ajo pranë një postimi në Instagram.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat