E ëmbël dhe plot sharm, vajza e Luis Figos nis karrierën si modele

Bota e Yjeve

E ëmbël dhe plot sharm, vajza e Luis Figos nis karrierën si modele

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 22:30
Helin Svedin

Vajza e ish-futbollistit të njohur portugez, Luis Figo, është duke ecur në gjurmët e të ëmës, Helin Svedin. 18-vjeçarja Daniela Figo ka nisur karrierën si modele profesioniste, duke pozuar për “Fashion”.

Tiparet e Danielës dhe format e bukur trupore kanë tërhequr vëmendjen e shumë kompanive të modelingut, të cilat i kanë ofruar 18-vjeçarës mundësinë për të qenë pjesë e kompanive të tyre.

Vajza e ish-futbollistit të Barcelonës, Real Madridit dhe Interit ndiqet nga 44 mijë fansa në “Instagram”. Mjafton të shikosh fotot e saj plot sharm dhe e kupton që rruga drejt modelingut do të jetë tepër e suksesshme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat