Paris Hilton lajmërohet pas ndarjes nga i fejuari

Bota e Yjeve

Paris Hilton lajmërohet pas ndarjes nga i fejuari

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 07:57
Paris Hilton

Paris Hilton nuk e ka më unazën e saj të fejesës 20 karatësh, por ajo shkëlqeu edhe pa të, pas ndarjes nga i fejuari.

37-vjeçarja e cila njoftoi ndarjen e saj nga ish i fejuari Chris Zylka, javën e kaluar, mori pjesë në një takim në qendrën tregtare Highpoint në Melburn të Australisë, për të promovuar aromën e saj të 24-të, Platinum Rush.

Edhe pse unaza e saj prej 2 milionë dollarëve të cilën Zylka ia dhuroi, nuk u vu re, Hilton xixëllonte nga fustani i bardhë me punime prej argjendi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat