Pasi e kapën mat, aktorja e njohur turke tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

Bota e Yjeve

Pasi e kapën mat, aktorja e njohur turke tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:24
Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit

Aktorja e njohur turke, Fahriye Evcen është në muajin e pestë të shtatzënisë. Deri tani, bashkëshortja e aktorit të famshëm turk, Burak Ozçivit i njohur në vendin tonë si “Kemal”, është kujdesur të mos e tregojë barkun e rrumbullakosur.

Në postimet e saj në rrjetet sociale, Fahriye tregonte vetëm fytyrën. Por së fundmi mediat e kapën mat duke i publikuar foto me barkun. Për këtë arsye ajo ka vendosur që të mos “fshihet” më.

Aktorja ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet e veshur me një peliçe teksa tregon në profil sa shumë i është rritur barku.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat