Nëna e tre fëmijëve rrëfen “fuqinë” që i sjellin fotografitë nudo

Bota e Yjeve

Nëna e tre fëmijëve rrëfen “fuqinë” që i sjellin fotografitë nudo

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 21:20
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian është mësuar të jetojë e rrethuar nga syri publik. Në intervistën për “GQ”, Kourtney ka folur për tre fëmijët e saj, të cilëve përpiqet t’i japë më të mirën e mundshme.

Ndër të tjera, Kourtney foli për dashurinë për fotografitë duke shtuar se nuk dëshiron të konsiderohet modele.

“Të jesh një modele e vërtetë do të thotë të jesh sa më transpartente të mundesh, pasi bota meriton ndershmëri. Unë jam e bindur se po jetoj për veten dhe po përpiqem të jem e mirë si nënë, motër, vajzë dhe shoqe. Bota është një vend plot me vuajte, por fuqizimi i eksperiencave tona na jep më shumë fuqi”, tregoi ajo.

Më pas foli për imazhet nudo që i ka realizuar dy herë, një herë kur ishte shtatzënë dhe një herë pasi solli në jetë fëmijën e tretë.

“Trupi gjatë shtatzënisë është shumë i bukur. Gjithmonë më ka pëlqyer të jem shtatzënë, është gjendje e këndshme që kam dashur ta shfaq me të gjithë. Në rastin e dytë, unë u fotografova nga mbas duke u shtrirë në tokë dhe e dashurova gjithë setin. Ndjeja fuqi në trupin tim dhe doja t’ia transmetoja femrave”, shtoi Kourtney.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat