Deputeti i LSI uron Pavarësinë, ja mesazhi i tij

Shqipëria

Deputeti i LSI uron Pavarësinë, ja mesazhi i tij

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Deputeti i Lëvizjes socialiste për Integrim, Shezai Rokaj ka uruar sot festën Pavarësisë. Me anë të një mesazhi në Facebook, Rrokaj shkruan se kjo është dita e cila bën krenar çdo shqiptar.

Sipas tij falë këtij flamuri sot shqiptarët krenohen në botë dhe kanë ruajtur identitetin dhe gjuhën e tyre.

Ja mesazhi i Rrokajt:

28 Nëntori -Dita e Flamurit Është dita e pavarësisë, dita e lirisë. Ky flamur na bën krenarë, kudo që ndodhen shqiptarët, sepse bashkë me gjuhën e bukur shqipe, na japin identitet, dashuri për vendin, familjen, miqtë e gjithë bashkëkombasit. Por sa krenar e bëjmë ne flamurin me dashurinë e punën tonë të përditshme për vendin dhe njerëzit, sa të përbashkuar jemi për çështjet e mëdha të kombit, sa e shpërfaqim kulturën, dijen e identitetin tonë kombëtar ndër popuj e qytetërime të tjera? Kjo ditë lipset pra të jetë edhe një çast pendese e reflektimi në emër të Flamurit Kuqezi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat