Hilary Duff ndryshon pamje

Bota e Yjeve

Hilary Duff ndryshon pamje

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:01
Hilary Duff

Pas lindjes së foshnjes, Hilary Duff duket se ka vendosur të ndryshojë.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka treguar transformimin e flokëve të saj nga bionde në bionde me shkëlqim metalik.

Ylli 31 vjeçare ka lindur vajzën e saj Banks, vetëm katër javë më parë, por duket se ajo ishte e ngazëllyer të provojë stile të reja.

Duff e ka dokumentuar gjithë ngjyrosjen e flokëve të saj përmes storieve në Instagram, duke postuar edhe momente kur flokët e saj ishin të mbështjellur me fletë metalike duke shkruar “m’i bëni flokët të më duken si të ngrira”.

Madje, Duff nuk ka ngurruar t’u tregojë fansave të saj edhe se gjithë ky proces nuk është pa dhimbje.

“Kjo më bën të ndihem sikur flakë të zjarrit më kanë kapluar kokën. Kushdo që ngjyros flokët në të bardha gjatë gjithë kohës e di mirë se për çfarë po flas. Kjo është e tmerrshme”, ka shkruar ajo.

Në fund, aktorja thotë se “procesi i ngjyrosjes së flokëve në të bardha me shkëlqim metalik ka përfunduar”.

Aktorja në fund ka postuar edhe një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, me pamjen e saj të re.

“Ishte një ditë e gjatë, por misioni ka përfunduar me sukses”.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat