Dua Lipa me poza atraktive, mahnit në fustanin shumëngjyrësh

Bota e Yjeve

Dua Lipa me poza atraktive, mahnit në fustanin shumëngjyrësh

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 08:25
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është njëra nga femrat më të ndjekura në rrjetet sociale.

Kjo ngase admirohet nga një numër i madh i njerëzve të cilët e ndjekin në çdo hap që bën.

Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram teksa shfaqet e ulur në dysheme, e cila tërheq vëmendjen e publikut me fustanin shumëngjyrësh që ka veshur.

“Një studio më ndryshe”, shkruan ajo ku tregon se gjendet në studion muzikore të mikut të tij, Gianni Lee.

Dua po vazhdon të jetë njëra ndër artistet më të kërkuara në botë, projektet e së cilës kanë mbledhur miliona klikimesh në rrjetin, Youtube.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat